Biznesi është themeluar në Prishtinë në vitin 2004 nga Arianit Loxha dhe Behar Dyla. Momentalisht në zyret qendrore janë
të punësuar shtatë profesionist dhe me bashkëpunëtorët e jashtëm përbëjnë një ekip prej 15 profesionistësh brenda vendit.

Zyret tona ndodhen në lagjen e Bregut të Diellit në Prishtinë.

MrArch ARIANIT LOXHA
IDA

ariloxha@abgroup.us

I lindur në Prishtinë më 1969.

Më 1996 diplomon me temën Qendra KIS (Kulturo Informative e Studentëve)

Që nga viti 1994 angazhohet si demonstratorë në lëndën e projektimit të objekteve shoqërore në fakultetin ndërtimtari-arkitekturë. Dy vite më vonë pranohet si bashkëpunëtorë-asistent në këtë lëndë në kuadër të katedrës së projektimit . Sot ligjëron në lëndën e projektimit të objekteve shoqërore.

Në vitin 2001 si bursist i Këshillit Britanez vijon studimet postdiplomike në Universitetin e Bath-it/Britani të Madhe nën udhëheqjen e Prof.Dr. Robert Tavernor. Në fund të vitit 2002 fiton titullin Master ne lëmin e Projektimit arkitektonik.

Në fillim të vitit 2003 diplomon në programin ndërkombëtarë Urban Economic Development (Zhvillimi Urban-Ekonomik) program ndërkombëtarë I Universitetit të Harvardit në Galillee College, Israel nën udhëheqjen e Prof.Dr. Nathan Tiroshi.

Nga tetori i vitit 2003 për një kohë të shkurtë ishte në funksion të drejtorit të Departamentit për Planifikim Hapësinorë në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Aktualisht udhëheqë studion e tij të projektimit si dhe është pedagog në kuadër të UP/Fakultetit Ndërtimtari-Arkitekturë.

BEHAR DYLA
IDA

bdyla@abgroup.us

Lindur në Gjakovë me 1968.

Në vitin 1996 ka diplomuar si Ing. i Arkitekturës në Prishtinë/Kosovë.

Pas diplomimit ka punuar në disa kompani të huaja dhe vendore si IMG (International Managment Group), EAR (European Agency for Reconstruction) dhe Nixha & Partners.

Ka marë pjesë në projektimin e disa projekteve kyqe nëpër teritorin e Kosovës.

Nga viti 2004 udhëheq bashkë me A.Loxhën firmën private të projektimit.

EDONA GASHI
BArch

egashi@abgroup.us

Lindur në Prishtinë më 1982.

Më 2008 ka diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, si Baçelor i Arkitekturës.

Gjatë studimeve morri pjesë në incizimin dhe profilin urban për Planin Rregullativ Urban të Lagjes Kalabria në Prishtinë.

Prej 2006 punon në studion ab GROUP.

I lindur në Prishtinë më 1981

Momentalisht para diplomimit në Fakultetin e Arkitekturë-Ndërtimtari pranë Universitetit të Prishtinës. Që nga viti 2005 punoi si asistent arkitekt në disa prej studiove të arkitekturës në Prishtinë ( A GROUP, OB-studio dhe tash në ab GROUP).

Gjatë kësaj periudhe ai mori pjesë në projektimin dhe dizajnin e shumë projekteve në Kosovë . Në vijim po i përmendi vetëm disa: "Përshtatshmëria e objekteve për persona me aftësi të kufizuara", objekti shumë banesor "Veranda C2.4", objekti shumë banesor-afarist "Donika", villa "Gega", "Cantina", Pallati i Drejtësisë, objekti industrial "Coulisse", Renovimi i palestrës sportive "Minatori", Qendra komerciale - Mitrovicë, Qendra sportive OMNI-Mitrovicë, etj.

Aktualisht punon si arkitekt në studion e arkitekturës "ab GROUP" në Prishtinë.

I lindur në Prishtinë më 1985.

Momentalisht para diplomimit në Fakultetin e Arkitekturë-Ndërtimtari pranë Universitetit të Prishtinës. Që nga viti 2008 punoi si ndihmës arkitekt në disa projekte të shtëpive Route 66 Bar&Grill në Prishtinë, Pejë, Gjilan.

Aktualisht punon si arkitekt në studion private të arkitekturës "ab GROUP" në Prishtinë. Gjatë studimeve ka realizuar disa projekte te enterierit (p.sh. bar-restorant Street 65) në Prishtinë.

Aktualisht punon si arkitekt në studion e arkitekturës "ab GROUP" në Prishtinë.

E lindur në Tripoli, Libi më 1987.

Më 2012 ka diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, si Barchelor i Arkitekturës.

Që nga viti 2009 punoi si asistente arkitekte në disa prej studiove të arkitekturës në Prishtinë si "ADK", "Ark-Line", "North-West & ALB-Architect" dhe tash në "ab GROUP".

Gjatë kësaj periudhe ajo mori pjesë në projektimin dhe dizajnin e shumë projekteve në Kosovë, "Agjensioni Kosovar i Inteligjencës AKI", "Renovimi i Kampusit të Prizrenit", "ATK - Dogana", Qendra për vetëpunësim VTC, Ferizaj, etj.

Aktualisht punon si arkitekt në studion e arkitekturës "ab GROUP" në Prishtinë.

I lindur në Gjakovë më 1987.

Më 2010 ka diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, si Barchelor i Ndërtimtarisë ndërsa momentalisht është duke vijuar studimet postdiplomike si Kandidat i Masterit në Fakultetin Arkitekturë-Ndërtimtari (Drejtimin Konstruktiv) pranë Universitetit të Prishtinës.

Gjatë periudhës së studimeve ka punuar në OSCE ndërsa nga 2008-2009 ka punuar si laborant i gjeo-mekanikës në caktimin e modulit të shaftijes së dheut në projektet e objekteve, rrugëve magjistrale, rajonale etj.

Gjatë 2010 ka punuar në "Vizion PROJECT" si ndihmës projektues në projektet : Aneksi i Burgut Special në Dubravë, Prokuroria e Qarkut në Prizren, Studim Fizibiliteti i Pendës, etj.

Nga viti 2011 është bashkëpunëtor i studios projektuese "ab GROUP" si Projektues i Strukturës (Inxhinier).

ZYRJA

PRONARË
Arianit Loxha
Behar Dyla

DREJTOR
Edona Gashi

PERSONELI THELBËSOR
Berat Salihu
Yll Zogaj
Liridona Zeka
Jeton Kadiri

PERSONELI PART-TIME
Kreshnik Ferizi
Muhamet Uka

PERSONELI PARAPRAK
Merita Augustini
Labinot Boçolli
Valdete Pacolli
Erëza Abrashi
Saranda Bërveniku
Arion Thaqi